Gossip

CR7, nga futbolli në TV: do të prodhojë një serial për Facebook

Për Cristiano Ronaldo-n, ylli i Real Madrid, asnjë sfidë nuk është e komplikuar. Portugezi, në fakt, ka vendosur të prodhojë një serial dramatik mbi futbollin për Facebook.

Seriali, i shkruar nga Liz Garcia dhe Josh Harto, do të flasë për një skuadër femrash e përbërë nga studente të një liceu të New York-ut, të cilat janë nga etni dhe klasa shoqërore të ndryshme.

Vetë Ronaldo ka thënë: “Në kohën time të lirë më pëlqen të shikoj televizion të mirë. Kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua, veçanërisht për shkak të talentit që kanë personat që janë përfshirë në këtë projekt”.

“Flitet për sfida, vlera, miqësi, momente të vështira, punë, solidaritet, tension dhe harmoni: në një fjalë të vetme, për jetën”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Gossip