• CR7 paralajmëron “Zonjën”: S’kam qenë kurrë kaq në formë!

    Publikuar: 13 May 10:23

    Mungon më pak se një muaj nga finalja e Champions League, që do të zhvillohet më 3 qershor në Kardif. Real Madrid dhe Juventus, në pritje për t’u ndeshur në “Millennium Stadium”, do të provojnë të fitojnë kampionatet respektive , në mënyrë që të përqendrohen te trofeu më i rëndësishëm i sezonit. Juventus mund ta sigurojë titullin mbrëmjen e së dielës në sfidën direkte kundër Rom-s, ndërsa ndryshojnë gjërat për madrilenët: dy ndeshje para fundit të kampionatit, Real dhe Barcelona janë me pikë të barabarta (84), me katalanasit që janë në avantazh për sa i takon përballjeve direkte, por “Los Blancos” kanë një ndeshje për të rikuperuar.

    Juventus synon të realizojë “Tripletën” e trofeve, por kundër këtij Real Madrid nuk do të jetë aspak e lehtë. Mesazhi i fundit i Cristiano Ronaldo në rrjetet sociale e konfirmon këtë. Portugezi, në rast se fiton përsëri Champions League, do të siguronte edhe Topin e Artë për të pestën herë, duke barazuar rivalin e tij Leo Messi. “Besoj se puna e Zidane ka qenë e shkëlqyer”, ka thënë ai. “Më menaxhon në një mënyrë të ndryshme në krahasim me të kaluarën, nuk jam ndier kurrë kaq në formë në maj dhe kjo vlen edhe për pjesën tjetër të shokëve të mi. Si ata që luajnë shpesh, edhe ata që luajnë më pak janë në formë. Jemi të gjithë të kënaqur, unë jam shumë mirë. Juventus është e frikshme, por parashikimi është 50 me 50”, ka thënë Ronaldo.

    [interaction id=”59176810f5b27d4e18d6cef0″]


    Lexo postimet e tjera