Connect with us

Futboll

CR7 rrezikon 7 vite burg: “Këtu vetëm për shkak të emrit tim”

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, nëntëdhjetë minuta zgjati deponimi, për akuzën për evazion të mundshëm fiskal, për një shifre të barabartë me 14.7 milionë euro, shoqëruar edhe me një debat mes Cristiano Ronaldo dhe gjykatësit Monica Gomez Ferrer. “Ishte dita më e gjatë”, kështu titullohej Marca këtë mëngjes, për CR7, që pasi u “kryqëzua” në gjykatë, tashmë pret vendimin e magjistraturës. Nisja e gjykimit, ose arkivim. Nëse do të niste procesi, atëherë luzitani do të rrezikonte një dënim deri në shtatë vite burg, që mund të reduktohet në 21 muaj.

Rezultate imazhesh për ronaldo court

CR7, hyri dhe doli me makinë nga garazhdi i gjykatës, është vërshëllyer nga 200 gazetarët që e prisnin përpara godinës së drejtësisë Corte di Pozuelo de Alarcon, në periferi të Madrid. Më pas, nëpërmjet një komunikate i është përgjigjur akuzave të Prokurorisë së Madridit, duke u betuar se: “nuk ka fshehur kurrë asgjë, dhe as ka patur qëllim që t’i shmanget detyrimeve”, duke shtuar: “Gjykoj se duhet të gjithë të deklarojmë dhe të paguajmë taksat”. Ndërkohë, akuza flet për katër vepra fiskale dhe për fshehjen e rreth 150 milionë të ardhura nga e drejta e reklamës, pas kalimit nga Manchester United te Real Madrid, mes vitit 2011 dhe 2014, nëpërmjet një rrjeti sipërmarrës në Irlandë dhe në parajsën fiskale të Ishujve të Virgjëra Britanike, duke shmangur pagesën e 14,7 milionë te sistemi fiskal spanjoll.

Rezultate imazhesh për ronaldo court

Gjithmonë sipas asaj që raporton media spanjolle, Cristiano Ronaldo duket se ka hyrë në polemikë me gjykatësin duke deklaruar: “Nëse nuk do të quhesha Cristiano Ronaldo nuk do të ndodhesha këtu”. Një qëndrim ndaj të cilit nuk ka munguar reagimi i gjykatësit: “Njëlloj si ju, aty janë ulur edhe persona të tjerë anonimë. Ju jeni i hetuar për shkelje të rregullave fiskale në bazë të elementëve të provave, të siguruar nga Prokuroria, mbi të cilat do të duhet të vendosë drejtësia”. Për një çështje të ngjashme, por për “vetëm” 4.2 milionë, Leo Messi u dënua vitin e kaluar me 20 muaj burg, më pas e konvertuar në gjobë.

Më shumë nga Futboll