Argetim

CR7&Georgina, zbulohet “arratisja” nga Madridi

Georgina Rodriguez ka festuar të shtunën që sapo kaloi 24-vjetorin e saj dhe e ka bërë me një festë private ku është rrethuar nga miqtë e saj. Por në këtë festë ka munguar Cristiano Ronaldo, i cili ka qenë në fushë me Real Madrid.

Sipas “Diario Sur”, pas përfundimit të ndeshjes (fitore dhe dygolësh i CR7 kundër Valencia-s), portugezi është takuar me Georgina-n dhe e ka festuar ditëlindjen e saj duke organizuar një arratisje romantike në Marbella.

Çifti mësohet të ketë qëndruar në një nga vilat më luksoze të qytetit të Malaga-s dhe në mbrëmje, gjithmonë sipas shtypit “rozë”, ka konsumuar darkën në restorantin e famshëm “Nobu”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Argetim