UFC

Cris Cyborg zbulon emrin e rivales nëse Nunes refuzon sfidën

Kampionia e botës në peshën “featherweight” (pesha pupël) Cris Cyborg pret të duelojë me kampionen e botës së peshësn “bantamweight” (pesha gjel) Amanda Nunes, një përballje mes dy sportistesh braziliane në UFC. Nunes ka kërkuar që kjo sfidë të zhvillohet më 29 dhjetor, në eventin e UFC-232, një datë që për Cyborg është shumë larg,  ndaj ajo kërkon të gjejë një alternativë.

Në një postim në “Instagram”, Cyborg shkruan: “Nëse Amanda Nunes është e dëmtuar dhe nuk mund të duelojë deri vitin tjetër, unë nuk mund të pres 10 muaj që kjo sfidë mes nesh të zhvillohet. Ndaj, do të përballem me Cindy Dandois (12 fitore e 3 humbje), që renditet në vendin e pestë në divizionin tim në artet marciale mikse”, u shpreh Cris Cyborg.

Jam e shëndetshme, jam në kulmin e karrierës time dhe jam gati të përballem me këdo. Nuk dua të penalizoj veten apo sportistet e tjera të divizionit tim sepse Nunes është e dëmtuar. Unë jam ende gati për të dueluar që këtë verë”, tha Cyborg.

Më shumë nga UFC