Seria A

Criscito: Isha mbi urë 10 minuta para se të shembej

Mbrojtësi i Genoa-s Domenico Criscito ka zbuluar se ishte në urën Ponte Morandi 10 minuta përpara se të shembej.

Ura mbi lumin e Polcevera është shembur mëngjesin e së martës, me të paktën 20 të vdekur si mbi urë ashtu edhe te shtëpitë përreth.

“Po e shkruaj vetë këtë për të gjithë ata që po më shkruajnë, në merak për mua dhe familjen time,” shprehet Criscito në Instagram.

“Jemi të gjithë mirë, megjithëse kemi kaluar urën fiks 10 minuta përpara se të shembej.

“Lutjet e mua janë për familjet e viktimave, nuk është e mundur që një urë të shembet në atë mënyrë.

“Duhet të bëjmë diçka për këtë vend, njerëzit largohen për shkak të këtyre gjërave. Kemi nevojë për siguri, duhet që dikush të bëjë diçka.”

Më shumë nga Seria A