RUSI 2018

Cristiano Jr. lë pa fjalë CR7, shikoni çfarë ka bërë 8-vjeçari

Ndërsa CR7, pavarësisht paraqitjes jo shumë të mirë të bërë kundër Iran, ndeshje në të cilën ka gabuar një penallti, ka arritur të kualifikohet në 1/8-at e finaleve të Kupës së Botës, Cristianhinho, djali 8-vjeçar, ka bërë një tatuazh të përkohshëm në nder të babait.

Në pritje për të mësuar rezultatin e Uruguai-Portugali, ndeshje që do të luhet mbrëmjen e sotme, trashëgimtari i CR7 është fotografuar teksa po bënte një tatuazh në parakrah dhe imazhi është postuar në Instagram, duke bërë menjëherë xhiron e internetit.

“Cristianninho”, siç thirrej me dashur nga gjyshja e tij, është vetëm 8 vjeç dhe, ndryshe nga babai, i cili nuk ka asnjë tatuazh në trupin e tij, ka vendosur të vizatojë krahun. Natyrisht, bëhet fjalë për një tatuazh të përkohshëm, i bërë me teknikën “stencil”, që do të thotë se do të zhduket pas njëfarë kohe.

Tatuazhi duket se është një imazh i babait të tij, i cili do të përballet mbrëmjen e sotme me mbrojtjen më të mirë të Kupës së Botës, atë të Uruguait, e vetmja skuadër që nuk ka pësuar asnjë gol në ndeshjet e grupit.

Më shumë nga RUSI 2018