Kampionatet në Europë

“Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi”

Cristiano Ronaldo, ylli portugez i Real Madridit, dëshiron të largohet nga “Bernabeu” sezonin e ardhshëm. Real Madridi, veçanërisht presidenti Florentino Pérez, tashmë e di këtë gjë. Siç raportohet nga programi “El Chiringuito” i “Mega”, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga drejtuesit që t’ia lehtësojnë largimin nga Real Madridi. Më konkretisht, CR7 dëshiron të largohet më 30 qershor 2018 dhe për këtë ka informuar Florentino Pérez. Presidenti i Real Madridit, megjithatë, nuk ka ndërmend ta lejojë yllin portugez të ikë nga “Bernabeu” në fund të sezonit.

Duket se oferta e rinovimit, që Cristiano Ronaldo ka marrë nga Real Madridi, nuk e ka kënaqur portugezin. Ronaldo ndjehet i parehatshëm, pavarësisht faktit se ai ka mbështetjen e tifozëve të Real Madridit. Portugezi, i cili sapo është bërë baba për herë të katërt, e konsideron edhe mungesë respekti faktin që Real Madridi u përpoq të nënshkruante me Kylian Mbappé këtë verë, si dhe me lojtarë të tjerë të klasit botëror.

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë