Futboll

Cristiano Ronaldo do t’i mungojë Portugalisë!

Portugalia nuk do të ketë në radhët e saj “yllin”, Cristiano Ronaldo, për miqësoren kundër Belgjikës, e cila do të luhet nesër në Bruksel.

Futbollisti i Real Madrid, që një javë më parë fitoi Champions League në Kiev, ka marrë një leje të veçantë për të pushuar nga trajneri Fernando Santos dhe do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet për Kupën e Botës 2018, vetëm në javën e ardhshme.

Vetë trajneri i kampionëve të Europës deklaroi: “Ronaldo është ende me pushime. Po relaksohet me familjen e tij pas një sezoni shumë të ngarkuar. Nuk kam folur me të, vetëm shpresoj të karikojë bateritë dhe të jetë i gatshëm në 100% të formës për në Rusi. Kjo është kryesorja për ne.”

Më shumë nga Futboll