Seria A

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen Real Madrid-Juventus

Më 5 gusht, në “FedEx Field de Landover”, në Landover, në Uashington DC, Real Madridi dhe Juventus do të takohen në atë që do të jetë ndeshja e dytë e “International Champions Cup” për të bardhët. Kjo mund të ishte një nga ditët e planifikuara për premierën e portugezit me fanellën e Juventusit. Por, me përjashtim të ndryshimit rrënjësor të qasjes, CR7 nuk do të maten me të shkuarën e tij.

Futbollisti portugez e përfundoi sezonin duke konkurruar në Kupën e Botës më 29 qershor dhe do të bashkohet me bardhezinjtë më vonë, këtë muaj, ndoshta më 30 korrik, kur Juventusi të jetë në SHBA. Por, për Ronaldon do të jetë e vështirë të arrijë në kushtet minimale për ndeshjen me ekipin e Lopetegui.

Për shumë arsye, nuk do të ishte një premierë e thjeshtë për të. Në këtë rast duhet marrë parasysh e kaluara e tij dhe, gjithashtu, gjendja e pasigurt fizike. Pesë ditë pune nuk janë të mjaftueshme për sulmuesin portugez, i cili nuk dëshiron të rrezikojë në përballjen me Real Madridi, pa qenë në gjendje të plotë.

Sigurisht, ai nuk mund të përballojë një premierë të dështuar kundër atij, që ka qenë ekipi i tij për nëntë vitet e fundit. Sezonin e kaluar ai u trajnua për nëntë ditë para se të luante në Superkupën Europiane disa minuta.

Më shumë nga Seria A