Kampionatet në Europë

Cristiano V i Parisit “përkëdhel” sot “Topin e Artë”…

Cristiano Ronaldo pritet të marrë sot “Topin e Artë” për herë të pestë. Dhe kjo do të ndodhë në një mjedis të veçantë, në Paris, përballë Kullës Eifel, në një ceremoni monumentale, për ta kurorëzuar atë si lojtarin më të mirë në botë në vitin 2017. Pas viteve 2008, 2013, 2014 dhe 2016, ylli portugez i Real Madridit do ta tundë në duart e tij këtë trofe prestigjioz individual, duke u barabazuar me Leo Messin. “France Football” ka përgatitur një mbrëmje-gala për këtë rast. Një program i veçantë, që do të kulmojë me paraqitjen e “Topit të Artë” në të njëjtin skenar, në të cilin fituesit e “Roland Garros” mburren për fitoren e tyre. Kjo do të ndodhë në një nga vendet më të fotografuara në botë, me lojtarin më mediatik në planet.

Një fotografi do të bëhet menjëherë poster, si një nga imazhet më ikonike të kohës sonë, sepse kjo do të shërbejë për të kujtuar ditën kur CR7 dhe Messi u barazuan në krye të podiumit e dominimit botëror, me pesë “Topa të Artë”, të kapitalizuar dekadën e fundit të futbollit, në kulmin e dhjetë viteve trofeve të tiranizuar prej tyre. Titulli në La Liga dhe Champions-i i fituar me Real Madridin, si dhe golat e portugezit në fazën kualifikuese për Kupën e Botës, janë argumentet e mëdha në favor të Cristiano Ronaldos, i cili tashmë numëron orët për të përkëdhelur me duart e tij një çmim të ri të artë, një Top të ri të Artë. Cristiano VII i Madridit do të kurorëzohet të enjten si Cristiano V i Parisit.

Më shumë nga Kampionatet në Europë