Champions League

Crvena-Salzburg, vendasit janë të pamposhtur në 10 ndeshje

Crvena Zvezda dhe Salzburg janë 180 miuta larg kualifikimin në fazën me grupe të Champions League. Një arritje që do të ishte historike për të dy këto klube. Duke llogaritur takimet e luajtura në kampionat dhe Champions League, Crvena Zvezda është e pamposhtur në 10 ndeshje (8 fitore, 2 barazime), dhe ka qenë në formë shumë të mirë gjatë gjithë sezonit.

Edhe Salzburg është dukur i pandalshëm deri tani në këtë sezon. Që nga fillimi i fazës përgatitore, skuadra austriake ka fituar 13 ndeshje deri tani: 6 miqësore, 4 ndeshje të kampionatit, 2 ndeshje kualifikuese të Champions League dhe 1 ndeshje të Kupës së Austrisë. Ata kanë shënuar 43 gola në këto takim dhe kanë pësuar vetëm 3.

Kampionët në fuqi të Austrisë do të paraqiten në këtë takim pasi kanë eliminuar Shkëndijën në raundin paraardhës me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Për sa i takon statistikave, Crvena ka humbur vetëm 2 nga 15 takimet e fundit europiane (7 fitore, 6 barazime, 2 humbje).

Ndërkohë, Salzburg ka humbur vetëm 2 nga 25 ndeshjet e fundit europiane (15 fitore, 8 barazime, 2 humbje). Vetëm në një nga ndeshjet e këtij sezoni që Crvena ka luajtur në fazën kualifikuese të Champions League janë shënuar më shumë se 2.5 gola gjatë 90 minutave.

Më shumë nga Champions League