Basketboll

CSKA Moskë triumfon ndaj Milanos, Panathinaikos mposht Barcelonën

Skuadra kampione e Euroleague, ajo turke e Fenerbahce, ka fituar 80-67 ndaj Valencia në ndeshjen e raundit të 17-të, duke korrur suksesin e 11-të sezonal dhe ngjitet në vendin e katërt provizor. Një ndeshje e dominuar nga turqit, që shkëputjen më të madhe e bënë në minutat e fundit, me Guduric që realizoi 15 pikë e Datome 14. Fiton jashtë fushe edhe skuadra kryesuese e këtij edicioni, rusët e CSKA Moskë, që mundëin 107-81 në Milano skuadrën e Armani. Një ndeshje pa histori, dominuar nga miqtë moskovitë, me De Colo që realizoi 24 pikë, duke qenë lider në fushë për CSKA-në.

Nga ndeshja Valencia – Fenerbahce, 67-80

Pa probleme fiton skuadra e Panathinaikos, që mundi 84-75 Barcelonën në Athinë, duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes. Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga grekët, që u shkëputën gradualisht nga perioda në periode, me dyshen Gist-Calathes, që realizuan nga 17 pikë secili. Humbja i kushton shumë Barçës, që qëndron në vendin e 11-të, jashtë zonës së play off-it. Fiton në sekondat e fundit ekipi izraelit i Maccabit, që mundi 90-88 Brose Bamberg, ndeshje me rivalitet deri në fund. Roll me 23 pikë ishte më i miri në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 23 piktë e Hickman për miqtë.

Nga ndeshja Panathinaikos-Anadolu Efes

EUROLEAGUE – RAUNDI I 17-TË

11 janar, Panathinaikos – Barcelona, 84-75

11 janar, Maccabi – Brose Bamberg, 90-88

11 janar, Armani Milano – CSKA Moskë, 81-107

11 janar, Valencia – Fenerbahce, 67-80

12 janar, Khimki Moskë – Real Madrid, ora 18:00

12 janar, Anadolu Efes – Crvena Zvezda, ora 18:30

12 janar, Zalgiris Kaunas – Unicaja Malaga, ora 19:00

12 janar, Baskonia Gasteiz – Olympiacos, ora 20:30

Më shumë nga Basketboll