Basketboll

CSKA mposht sërish Khimki në derbin moskovit, Real hakmerret ndaj Panathinaikos

CSKA Moskë fiton edhe çerekfinalen e dytë të play off-it në Euroleague në basketboll për meshkuj, duke mundur 89-84 fqinjët e Khimki Moskë, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje. Ashtu sikurse edhe sfida e parë edhe kjo përballje luajtur në Moskë ishte e bukur dhe me rivalitet, të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, por CSKA-ja u tregua më e saktë në momentet e fundit, duke e merituar fitoren. Rodriguez me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për CSKA-në, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Gill për Khimki.

Real Madrid ka fituar 89-82 në fushën e Panathinaikos dhe barazon 1-1 serinë e çerekfinaleve, duke rihapur sfidën për një vend në “final four”. Spanjollët reaguan pas paraqitjes së dobët 48 orë më parë, duke luajtur më mirë dhe e merituan fitoren. Perioda e tretë ishte vendimtare për fatin e lojës, me Reyes që ishte lider në fushë, autor i 18 pikëve, ndërsa për grekët nuk mjaftuan 20 pikët e James për të evituar humbjen.

Euroleague – Çerekfinalet e play off-it

CSKA Moskë – Khimki Moskë, 89-84 (2-0 me ndeshje)

Panathinaikos – Real Madrid, 82-89 (1-1 me ndeshje)

20 prill, Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, (1-0 me ndeshje)

20 prill, Olympiacos – Zalgiris Kaunas, (0-1 me ndeshje)


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Basketboll