• Cuadrado mjafton, Juve vuan por triumfon ndaj Sampdoria-s

    Publikuar: 19 Mar 4:56

    Juventus ka arritur të fitojë me vështirësi një ndeshje delikate kundër një prej ekipeve më në formë të Serie A, Sampdoria, që kishte shtatë ndeshje që nuk humbte në kampionat. Megjithëse vendasit kishin mundësitë e tyre për të shënuar, ishte Cuadrado ai që vendosi ndeshjen me golin e tij të vetëm që në minutën e 7′. Me këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 73 pikëve në renditje ndërsa Sampdoria ndodhet në një pozicion të mirë me 41 pikë në vendin e 9-të pas një starti të vështirë të kampionatit.

    Sampdoria e fillon në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen me dy raste të mira për të shënuar por i prehen krahët nga Juventus-i cinik që arrin të gjejë golin në mundësinë e parë që i jepet. Në minutën e 7’ Asamoah prodhon një kros të përkryer nga e majta dhe gjen Juan Cuadrado-n brenda zonës i cili godet bukur topin me kokë duke kaluar të tijtë në avantazh.

    Mëkat, pasi vendasit duhet t’i kishin shfrytëzuar më mirë mundësitë e minutave të para, pasi Juventus është një ekip që nuk të fal kur del përpara. Goli i jep vetëbesim vizitorëve të cilët kanë dy mundësi të mira në minutat në vazhdim.

    Sampdoria-Juventus, il film della partita

    Një herë me Mandukic goditja e të cilit bllokohet nga një prej shokëve të ekipit dhe më pas Higuain të cilit i mohohet goli nga një pritje e mrekullueshme e Puggioni. Një lajm i keq për Juventus kur Dybala duhet të largohet nga fusha i dëmtuar duke u zëvendësuar nga Miralem Pjanic.

    Sampdoria-Juventus, il film della partita

    Pjesa e parë mbyllet me një tjetër mundësi për Gonzalo Higuain, por si në rastin e parë, portieri Puggioni bën një pritje vendimtare dhe me sa duket e paska për qëllim t’i mohojë gjithçka sulmuesit argjentinas ditën e sotme. Pjesa e dytë është po aq e luftuar megjithëse rastet për gol mungojnë nga të dyja krahët.

    Sampdoria-Juventus, il film della partita

    Përveç dy mundësive të mira të Sampdoria me anë të Quagliarella dhe Torreira të cilat priten pa shumë vështirësi nga portieri Buffon, ndeshja është më e qetë dhe Juventus nuk sulmon me të njëjtin agresivitet si në pjesën e parë. Kur luhen minutat e fundit të ndeshjes Quagliarella provon të barazojë me një roveshiatë por topi shkon mbi traun e portës së vizitorëve.


    Lexo postimet e tjera