Futboll

Çudia e 1001 netëve në “Super”-iore, në Vlorë kanë gjetur poezinë e duhur

Çudia më e madhe 3 ditë zgjat, në vendin tim, në vendin tënd… Shprehje që vlen vetëm kur bëhet fjalë për situata kritike dhe mjaft të rënda, ndërsa në rastet ku flitet për sport dhe për bukuri, situatat kthehen si përrallat e 1001 netëve! Të shkosh në Vlorë, do të shkosh dhe më tej, pasi administratori Sinan Idrizi, i njohur për pasionin e tij për leximin do të çonte në fund vargjet e Agollit.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Nuk ka faj, nuk ka aspak faj! Silura e brazilianit Elton Cale e shfaqur pas ndeshjes kundër Luftëtarit tregon viktimën e një sistemi skandaloz! Futbolli nuk ka asgjë super në Shqipëri, ashtu si mëkatorët që i kanë vendosur prapashtesën “iore”. Braziliani ende nuk ka marrë një zgjidhje dhe mbetet viktimë e burokracive që janë të zakonshme në institucionet tona të pavaruara. Lojtari iu bashkua vlonjatëve në verë dhe nuk ka debutuar ende me bregdetarët.

Arsyeja? Kukësi pretendon se është nën kontratë, sulmuesi anësor ka akuzuar publikisht nënkampionët e Shqipërisë për falsifikim dokumentash, ndërsa bregdetarët nuk duan të rrezikojnë. Federata Shqiptare e Futbollit nuk kishte guximin që të vendoste “pro” apo “kundër” asnjërit krah dhe ja bëri si burrat… të vendosin të huaj! Në një kohë që duhet të reagonte fort për akuzat e forta të një lojtari të cënuar, minimalisht të gjente “pinokun”.

FIFA nuk i ka dhënë ende zgjidhje. Seriozisht e keni? Në një mori shpërthimi të skandaleve të “Football Leaks” kanë kohë ata të merren me një farë futbolli “super” në pjesën juglindore të Europës? Dhe voila, çështja u zgjidh, e pasojmë në Prokurori! Gajasemi së bashku, pasi deri sa t’i jepet zgjidhja, Calesë i mbyllet dhe vit “peng” në kontratën e pretenduar nga Kukësi.

Në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur, një vend çmend…

Më shumë nga Futboll