Futboll

Çudia në Spanjë, jep penallti për top të prekur me dorë dhe thërret doktorin të mjekojë lojtarin e goditur në fytyrë

Arbitri spanjoll David Perez ka bërë një veprim të pazakontë dhe madje qesharak. Pasi akordoi një penallti ndaj Rayo Valecano-s, që luajti me një lojtar më pak pas të kuqit ndaj Velazquez, pasi sipas arbitrit preku topin me dorë në mënyrë të vullnetshme brenda zonës.

Por më pas arbitri duhet të thërriste mjekun se i njëjti lojtar është goditur me top në fytyrë. Gjithsesi penalltia u shfrytëzua më së miri me ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2-2 ndaj Ovideo-s pas dy golave të ardhur nga goditjet standarde.

Më shumë nga Futboll