Connect with us

Futboll

Cungu: “Më vjen keq për atë incident, miqtë bënë presion dhe u anulua goli”

I irrituar më shumë se për mungesën e fitores, me protagonizmin e arbitrit, e madje edhe më tepër me presionin që skuadra e Teutës ushtroi mbi gjykimin në momentin e anulimit të golit, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu analizon ndeshjen e përfunduar në barazim pa gola përballë durrësakëve. Sipas Cungut, Vllaznia bëri gjithçka shumë mirë, por pa mundur dot të regjistrojë fitoren në shtëpi dhe ndihet i keqardhur pikërisht për këtë arsye. Trajneri i ekipit shkodran saktëson faktin që skuadra e tij e pati më të vështirë në momentin kur kundërshtari mbeti në inferioritet numerik.

Vllaznia-Teuta 0-0.

Në përgjithësi loja nuk kishte probleme, veç momentit të golit. Nuk e di nëse e preku me dorë, por më bën përshtypje që kur ekipi im u largua, miqtë bënë presion dhe u anulua goli. Ne do vazhdojmë të sillemi si qytetarë, sikurse na e do tradita. Më vjen keq që ndodhi ai incident. Këtu kush bën më shumë presion fiton garën, ne se kemi forcën të bëjmë presion. Keqardhja është e madhe për mënyrën se si luajtëm. Nuk i lamë hapësira kundërshtarit. Gjithçka foli për ne. Fituam një penallti që nuk e shfrytëzuam, është pjesë e futbollit. Kundërshtari na e bëri më të vështirë kur ishte me 10 futbollistë. Kemi luajtur të gjithë në sulm, veç dy mbrojtësve. Rrezikuam shumë sa edhe mund të pësonim”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu.

Më shumë nga Futboll