Connect with us

Kampionati Shqiptar

Cungu: Vllaznia ime, më e mira nën drejtimin e bashkisë!

Pas fitores me Laçin, Vllaznisë i duhet edhe një tjetër fitore, ndaj Teutës, në mënyrë që të jetë më e qetë për vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit.

Pas fitores me Laçin, Vllaznisë i duhet edhe një tjetër fitore, ndaj Teutës, në mënyrë që të jetë më e qetë për vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit. Këtë gjë e dinë të gjithë në kampin shkodran, sigurisht edhe trajneri Armando Cungu: “Ndeshja ndaj Teutës është e një rëndësie të veçantë, siç ishte edhe ajo me Laçin. Ekipi durrsak ka një përbërje të mirë dhe, sidomos nga janari e këtej, është përforcuar me lojtarë cilësorë, teksa ka zhvilluar lojëra të mira. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin për të marrë tri pikët, sepse do të na jepnin qetësi për vazhdimësinë. Barazimi? Ne do të hyjmë në fushë me objektivin e vetëm për ta fituar këtë ndeshje.

Këtë ide duhet të kenë në kokë të gjithë futbollistët, që duhet të mendojnë si profesionistë dhe të sillen si të tillë. Pastaj, se çfarë do të prodhojë ndeshja, kjo mbetet për t’u parë. Nuk duhet ta marrim me frikë aspak këtë sfidë. Asnjëherë nuk kam qenë pesimist për këtë skuadër. Nëse ndonjëherë kam ngritur zërin, e kam bërë për tërhequr vëmendjen e të gjitha strukturave, në mënyrë që t’i qëndronin afër skuadrës për të siguruar jo mbijetesën, sepse atë s’e kam përmendur asnjëherë, por për të siguruar qetësinë sa më parë. Besoj se deri më tani e kemi bërë si duhet punën tonë dhe jo më kot, nga sa më është konfirmuar, kjo është ecuria më e mirë e Vllaznisë në këto gjashtë vitet e fundit, që ajo drejtohet nga bashkia”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar