NBA

Curry-Durant magjikë, Golden State leksion Houston

Kampionët e Golden State fituan 126-85 ndaj Houston në finale e tretë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 2-1 serinë e takimeve. Një fitore e lehtë dhe e merituar e ekipit të Warriors, që e dominoi ndeshjen, duke u shkëputur gradualisht. Vetëm perioda e parë ishte disi me rivalitet, pasi më tej vendasit bënë një ndeshje fantastike, duke fituar me 41 pikë.

Curry realizoi 35 pikë, mbështetur edhe nga Durant me 25, duke bërë diferencën në parket, një dyshe që fitoi duelin me dyshen Harden-Paul për ekipin teksan (33 pikë së bashku). Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Golden State.

NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off)

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers (2-0 me ndeshje)

NBA – Konferenca e Perëndimit (finale play off)

Houston Rockets – Golden State Warriors, 85-126 (1-2 me ndeshje)

Më shumë nga NBA