NBA

Curry: Lakers pretendentë, por jo në nivelin e Golden State

Stephen Curry, kapiteni i skuadrës kampione të Golden State Warriors në NBA, beson se edhe këtë vit do të jenë pretendent për titullin kampion, pasi skuadra është përforcuar edhe më shumë. Një ekip që ka ruajtur yjet dhe ka afruar të tjerë, duke qenë pretendent për titullin si në Konferencën e Perëndimit ashtu dhe NBA. Ardhja e LeBron James te Lakers ka rritur konkurrencën në Perëndim, por Curry mendon se për ekipin e Los Anxhelosit është shpejt për të dueluar për titull.

Natyrisht që ardhja e LeBron te Lakers e ka përforcuar ndjeshëm ekipin, pasi bashkë me të kanë ardhur edhe disa kampionë të tjerë, por të shohim se si do të jetë ecuria e skuadrës para se të flasim për titullin. Ndërsa Golden State ka ruajtur fizionominë dhe ka marrë të tjerë kampionë, pra mendoj se jemi një shkallë më lart se rivalët tanë. Mendoj se ka edhe ekipe të tjera pretendente për titull këtë sezon, si Houston, Oklahoma, Spurs, pra do të ketë shumë rivalitet”, tha Curry.

Më shumë nga NBA