NBA

Curry magjik për Warriors, “OK” Houston, zhgënjen Cleveland

Golden State korr fitoren e 34-t sezonale në NBA, duke triumfuar 124-114 ndaj Denver, ndeshje e dominuar nga skuadra kampione, që e udhëhoqi takimin gjatë gjithë kohës. Akoma pushim Kevin Durant, por nuk zhgënjeu Stephen Curry, autor i 32 pikëve, mbështetur edhe nga Green me 23 pikë e 10 asist, ndërsa Thompson realizoi 19 pikë. Për miqtë, treshja Jokic-Harris-Murray realizoi 65 pikë, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mposhti 107-100 Sacramento, ndeshje me rivalitet dhe emocione në minutat e fundit. Vendasit e udhëhoqën takimin gjatë gjithë kohës, por në minutat e fundit erdhi përmbysja e Spurs, që triumfoi falë 32 pikëve e 12 rebaund të Aldridge, ndërsa Bertans realizoi 28 pikë.

Nga ndeshja Cleveland-Charlotte

Houston mban ritmin e kryesuesve në Perëndim, duke mposhtur 116-107 Chicago, takim i dominuar nga skuadra teksane, që korri fitoren e 29-të sezonale.  Gordon e Paul realizuan nga 24 pikë për Houston, ndërsa Green 22, duke bërë që të mos ndihet mungesa e James Harden. Humbet skuadra e Cleveland, që u mposht 127-99 nga Minnesota, ndeshja më e dobët sezonale për Cavaliers, që pësuan humbjen e 15-të. Kolektiviteti i Minnesota bëri diferencën në parket, me Wiggins që realizoi 25 pikë, ndërsa për miqtë zhgënjeu LeBron James. Fitore në sekondat e fundit për Clippers, që mundën 108-107 Atlantën, me Lou Williams (34 pikë) që realizoi koshin e fitores 9 sekonda nga fundi. Mirë u paraqit edhe Jordan me 25 pikë e 18 rebaund. Indiana, falë 17 pikëve të Sabonis, mundi 109-96 Milwaukee, ndërsa Toronto fitoi 114-113 pas kohës shtesë ndaj Brooklyn (DeRozan 35 pikë).

REZULTATET E SOTME

Indiana – Milwaukee, 109-96

Brooklyn – Toronto, 113-114

Chicago – Houston, 107-116

Minnesota – Cleveland, 127-99

New Orleans – Detroit, 112-109

Sacramento – San Antonio, 100-107

Golden State – Denver, 124-114

Clippers – Atlanta, 108-107

Më shumë nga NBA