Connect with us

Europa League

Cvitanović: Skënderbeu eliminoi çekët, do të thotë se ka cilësi

“Unë duhet të them se kemi respekt maksimal për kundërshtarët, por ne duhet të shikojmë veten tonë dhe të jetë në më të mirën, – tha trajneri i Dinamos së Zagrebit, Mario Cvitanović, pas shortit të “play-off”-it të Ligës së Europës, që e vuri përballë ekipit shqiptar të Skënderbeut. – Ky është një klub që ka shumë vite si udhëheqës në Shqipëri. I dha “shkelmin” Mlada Boleslav, çka kjo do të thotë se është një ekip me cilësi, – shtoi Cvitanović për faqen zyrtare të klubit të tij në internet, të cilit i referohet “vecernji.hr”.

Dinamo Zagreb, dy vjet më parë, nën drejtimin e trajnerit Zoran Mamic, në dy ndeshje “play-off”-i në Ligën e Kampioneve luajti kundër Skënderbeut, ndaj të cilit fitoi në total 6-2, duke siguruar kështu një vend në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishme për klubet në Europë. Kjo gjë krijon përshtypjen se zëvendëskampionët kroatë vijnë në këtë përballje si favoritë.

“Unë nuk do të flas për favoritë, duke pasur parasysh se për momentin nuk e di si është kundërshtari nga Shqipëria. Jam duke menduar vetëm për ne dhe për të dhënë më të mirën. Ne kemi luajtur kundër tyre dy vjet më parë dhe i kemi kaluar ato. Megjithatë, dy vjet do të thotë shumë në futboll dhe sigurisht se ekipet kanë ndryshuar shumë. Krahasimet në këtë drejtim kanë vendin e vet, por nuk do të thonë shumë,” – gjykon Cvitanović.

Më shumë nga Europa League