MMA

Cyborg dhe Holm ndezin sfidën, ballafaqimi i parë “face to face”

Më 30 dhjetor do të zhvillohet eventi i fundit i këtij viti në artet marciale mikse, ai i UFC-219, ku si përballje kryesore do të jetë ajo mes Cris “Cyborg” Justino dhe Holly Holm. E para është kampione e botës në fuqi, e dyta ish-kampione, që ka shansin të rikthehet në fron. Në Detroit, aty ku dy ditë më parë u zhvillua eventi i UFC-218, është zhvilluar sot takimi i parë “face to face” i dy sportisteve ikonë të arteve marciale mikse, që kanë dalë para mediave. Gjithçka ka shkuar mirë, dy sportiste që janë edhe mike jashtë kafazit, por që për herë të parë do të përballen mes tyre në karrierë, një duel për titullin kampion.

Cris “Cyborg” Justino dhe Holly Holm

Ka për të qenë një sfidë e fortë, besoj se do të kënaqen të gjithë, por në fund titulli do të qëndrojë këtu ku është, në krahët e mi”, u shpreh në një deklaratë për mediat Cris Cyborg, që gjatë prezantimit të eventit kishte me vete edhe gjerdanin e peshës “pupël”, fituar pak muaj më parë (mundi me KO teknik Tonya Evinger më 29 korrik). Ndërsa Holm, ish-kampione e botës e peshës bantam (pesha gjel), tani do të kërkojë titullin në një peshë tjetër. “Dua të shkruaj historinë, të marr një titull që e meritoj, pasi kam punuar shumë për të aritur deri këtu. Do t’i tregoj të gjithëve se sa vlej”, tha Holly Holm.

Më shumë nga MMA