Europa League

Daja: E pësuam nga episodet, ne kishim shanset tona

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka komentuar humbjen 0-2 kundër Partizanit të Beogradit, duke u shprehur se nuk e meritonte këtë disfatë, pasi në tërësi ekipi ka bërë një lojë të mirë. “Për mënyrën se si u luajt ndeshja, nuk duhet të ishte ky rezultat. U ndëshkuam nga episodet. Përveç atyre dy momenteve, kundërshtari nuk bëri asgjë më shumë se ne. Patëm shanset tona për të shënuar, por nuk ia dolëm. Gjithsesi, ky është futbolli. Sowe i lodhur? Ne e kishim studiuar kundërshtarin. Gabuam nga pjesa e poshtme për të dalë drejt sulmit edhe në pozicion diagonal, çka bënte që Sowe-s t’i shkonin disa kundërshtarë direkt.

Gavazaj sapo ka ardhur nga dëmtimi, ndërsa James nuk është në rolin natyral në krahun e majtë. Duke parë situatën, edhe zëvendësimet duhen bërë duke ruajtur ekuilibrat. Mendoj se nuk i kishim të gjithë lojtarët në kondicionin e tyre më të mirë. Kualifikimi? Humbja e Young Boys na jep shpresë dhe, përderisa matematika na lejon, atëherë do ta provojmë. Nuk është se kualifikimi është i kërkuar me patjetër. Koret e tifozëve serb? Nuk i kuptoja se çfarë thonin në fakt. Por, nëse shikon para ndeshjes veç ushtarë dhe policë në hotel apo edhe para stadiumit, nuk ndikon për mirë në aspektin psikologjik, pasi luhet një ndeshje futbolli”, – tha trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

Më shumë nga Europa League