• Ilir Daja: Fukui të mos largohet, na duhet një qendërsulmues!

    Publikuar: 9 Jan 9:00

    Skënderbeu ka zhvilluar dje miqësoren e parë në përgatitoren dimërore, të cilën po e kryen në Antalia të Turqisë, në kushte optimale. Ilir Daja ka pasur mundësinë t’i shohë të tijtë në veprim, për herë të parë pas emërimit si trajner i kampionëve të vendit në fuqi.

    Juglindorët kanë zhvilluar një lojë të mirë, ku ka spikatur Latifi. Nga fillimi e ka nisur si titullar Sebino Plaku, i kthyer nga huazimi te Korabi, ndërsa minuta aktivizim ka pasur edhe për Xhejms, çka tregon se nuk është transferuar në skuadër tjetër, sikurse është përfolur mediatikisht ditët e fundit.

    Barazimi pa gola ndaj Bursasporit e ka kënaqur Ilir Dajën, i ka marrë disa informacione shumë të vlefshme rreth grupit dhe formës së individëve të veçantë. Në prononcimin e tij pas ndeshjes, tekniku 50-vjeçar theksoi se Skëndërbeu mbetet pretendent kryesor për titullin kampion: “Starti im me Skënderbeun do të jetë kur të rinisë kampionati, ndërsa ndaj një kundërshtari shumë të fortë, si Bursaspori, në miqësore, mora disa indikacione shumë të vlefshme për çdo lojtar. Ky ishte elementi më i rëndësishëm i kësaj ndeshjeje për mua. Mund t’ju them se ekipi që unë drejtoj mbetetet pretendent për titulllin kampion.”

    Në lidhje me merkaton dhe lojtarët që i nevojiten, trajneri Ilir Daja shtoi: “Në repartin e sulmit na duhet një qendër, por do të ishte mirë të merrnim edhe një sulmues të djathtë, sepse kemi nevojë t’i dublojmë të gjitha rolet. Në këtë miqësore bëri një paraqitje të mirë edhe 18-vjeçari Karimi. Do t’i kërkoj presidentit që Fukui të jetë pjesë e Skënderbeut. Besoj se Takaj do ta pranojë propozimin tim.”

    [interaction id=”5838398fd0519538717531a6″]


    Lexo postimet e tjera