Futboll

Daja i pezmatuar: Lojtarët në presion nga ndërhyrjet, gjyqtari gaboi

Trajneri i Flamurtari, Ilir Daja, u shfaq mjaft i mërzitur pas barazimit me Kamzën 2-2. Një sfidë që duhej fituar dhe që nuk shkoi aspak mirë, pasi një gabim i Pollozhanit në fund i dha mundësi ekipit të trajnerit Klodian Duro të barazojë.

Barazimi – “Mendoj se kemi vepruar gabim në fillim dhe në fund të ndeshjes. Kemi përmbysur lojën dhe avantazhin, por në fund si duket nga një presion që lojtarët, nga dyluftimet janë jokorrekte, menduan se të gjenim një mënyrë loje me largimin e topaveve dhe jo pasime dhe mbrojtje me shumë forca. Sot me gjendjen që ishim, Siljanovski me temperatura dhe Hyseni, na bëri që në stol të kishim lojtarë pa eksperiencë. Na vjen keq, pasi duhej të dilnim me 3 pikë”.

Dyluftimet e ashpra? – “Nuk dua të flas për gjyqtarin, pasi nuk dua të merremi. Nëse gjyqtari ndodhet 5 metra dhe Danilo shtyhet me dy duar në shpinë nuk më mbetet të flas”.

3 sulmuesit – “Kisha 4 sulmues, pasi kishim dhe Torassan si sulmues i dytë. Na duhet pak kohë që të kalojmë me këtë vendosje. Për të marrë maksimumin e cilësive që kanë këta lojtarë menduam këtë skemë. Duhej të prishnim ekuilibrin e kundërshtarit”.

Gabimet individuale – “Një konstatim që nuk e kundërshtoj, por fakti që bëjmë gabime individuale ka të bëjë dhe me mënyrën që administruam 15 minutat e fundit. Loja e futbollit i pranon dhe gabimet, por ne bëjmë gabime në grup. Duhet të kishim më shumë forcë përpara”.

Flamurtari po ecën si duhet? – “Problemi është se nuk ka kthim mbrapa, pasi mënyra që kërkojme ne është një mënyrë që do na jepte më shumë garanci në lojë. Sulmuesit tanë nuk kanë shpejtë dhe nuk duam topa të gjatë. Mendoj se me ardhjen e lojtarëve me eksperiencë mendoj se këtë manovër do e shprehim më mirë”, – përfundoi ai.

 

Më shumë nga Futboll