• Daja: Kemi 9 fitore radhazi… E dhjeta vjen ndaj Kukësit!

    Publikuar: 19 May 9:21

    Skënderbeu vijon përgatitjet për transfertën kuksiane të së shtunës, ku mund të “vuloset” përfundimisht fati i titullit kampion. Ilir Daja dhe të tijtë e dinë mirë se në këtë 90-minutësh luhet një kampionat i tërë, ndaj po i karikojnë më së miri bateritë. Nuk e mendojnë disfatën në “Zeqir Ymeri”, stadium në të cilin thonë se do të pranonin edhe barazimin, duke e lënë situatën të hapur për javën e fundit. Hamdi Salihi, sulmuesi kryesor bardhekuq, është rikthyer me grupin në stërvitje, pasi u “fal” të fizioterapistja e njohur serbe, Marjana. Duke folur për “Supersport”, trajneri i kampionëve të vendit në fuqi bën këtë prognozë për përballjen e ethshme me Kukësin, në fushën e këtij të fundit:

    “Është një transfërtë shumë e vështirë, sepse Kukësi është rivali direkt. Kukësi nuk e njeh humbjen dhe ne jemi të detyruar të shkojmë vëtëm për fitore. Besojmë se kemi shanset tona. Vijmë nga nëntë fitore radhazi, ndaj duan të vazhdojmë me këtë ritëm. Fatmirësisht, e kemi kontigjentin e plotë të lojtarëve, me përjashtim të Sabien Lilajt. Eshtë rikthyer edhe Salihi pas kurimit jashtë Shqipërisë dhe kjo na i rrit shpresat dhe shanset. Pritshmëritë? Nuk është i vetmi rezultat firorja, pasi ka dhe një javë tjetër kampionat, ndaj duhet të jemi të qetë.

    Do ta kërkojmë fitorën, por jo më doza të larta emocionale. Në këto momente kërkohet qetësi e kthjelltësi. Lojtarët janë të gatshëm. Edhe Salihi, pas kësja terapie në Beograd, mund të luajë pa problem. Gjykimi? Unë nuk e dija që nuk do të merrej parasysh kërkesa jonë nga FSHF-ja. Përpara kësaj kam thënë që edhe gjyqtarët tanë mund ta mbajnë këtë ndeshje. Ajo që e bënte më të lehtë me arbitër të huaj është se do të kishte ton më të zbutur. Jam i bindur se çdo gjyqtar që do të gjykojë këtë ndeshje do të këtë një bonus dhe për karrierën e tij.”


    Lexo postimet e tjera