Kampionati Shqiptar

Daja kërkon fitoren e 6-t radhazi, Magani të 4-ën

Skënderbeu u është rikthyer përgatitjeve në terren për sifdën e radhës në Korçë me Teutën. Bardhekuqtë po kalojnë një moment mjaft të mirë në kampionat pas 5 fitoresh radhazi, 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në 5 takimet e fundit në Superligë. Kundër “Djemve të Detit” vendasit do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive. Me ardhjen e Dajës në drejtim skuadra ka ndryshuar, futbollistët janë më të shpejtë në manovrën sulmes, me Latifin dhe Xhejms që janë më pranë golit.

Kosovari vazhdon të jetë individualist në fushë megjithatë në takimet e fundit ka qenë më pranë portës duke shënuar dhe asistuar për shokët e skuadrës. Teuta është një kundërshtar tepër i vështirë për kampionët, edhe në edicionet e kaluar durrsakt u kanë hapur shumë punë korçarve. Në fazën e tretë ashtu si Skënderbeu edhe Teuta ka ardhur në rritje, në tre ndeshjet e fundit ka regjistruar tre fitore në të gjitha garat. Markoviç dhe Progni ishte afrim të zgjuar të bregdetarëve në merkaton e janarit, serbi garanton siguri në mbrojtje ndërsa Progni një lojtar me eksperiencë që e njeh mjaft mirë kampionatin dhe portën.

Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion për këtë takim mbrojtësin e majtë Gledi Micin, i cili ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, ndërkohë kthehet nga dëmtimi mbrojtësi Jashanica. Nga ana tjetër Magani e ka grupin e plotë me përjashtim të mesfushorit Bruno Dita, që ka shfaqur sërish probleme në gju.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar