Kampionati Shqiptar

Daja kritikon hapur James: Skënderbeu gaboi në finalizim!

Është mundur për herë të parë në kampionat këtë sezon dhe trajneri Ilir Daja ka kritikuar Skënderbeun e tij pas humbjes 1-0 të pësuar në Laç. Teknik i ekipit korçar është shprehur se ka shumë rezerva për lojtarët e sulmit, për altruizmin e munguar. Ai theksoi se nuk ishte i kënaqur me lojën e James, ndryshe nga herët e tjera, ku ai ka qenë në assist-man…

“Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, me shumë raste të mira për shënim, por gabuam në finalizim dhe nuk u treguam altruistë. Këtu kam rezervat e mia për lojtarët e sulmit, pasi duhet të pasonin më shumë për njëri-tjetrin. Kishim dhe mungesa në këtë ndeshje, po ashtu nuk kishim shumë energji. Nuk është në etikën e klubit tonë të justifikohet, ndaj dhe dua të merrem me atë që bëmë gabim në këtë ndeshje.

Ajo që ishte më negative për ne në këtë ndeshje ishte finalizimi dhe pasimi për njëri-tjetrin. Nimaga nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë, pasi u kthye dje nga Zvicra, ndaj menduam që James të vepronte në zona të vogla më mirë. Por kam rezerva për lojën e James sot, sepse ai nuk luajti në ndeshjen e fundit në Europa League”, – tha mes të tjerash për “Supersport” trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar