Connect with us

Kampionati Shqiptar

Daja: Kujdes nga Luftëtari, nuk na lejohen hapat falsë!

Tirana ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e javës së 17-të, ndaj Luftëtarit, e cila do të luhet të dielën, në orën 14:00, në “Selman Stermasi”.

Tirana ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e javës së 17-të, ndaj Luftëtarit, e cila do të luhet të dielën, në orën 14:00, në “Selman Stermasi”. Në prag të këtij ballafaqimi, për të folur para mediave nga bardheblutë ka dalë mesfushori Asion Daja. Ai ka nënvizuar mes të tjerash: “E luajmë ndeshjen e radhës përballë Luftëtarit, një ekipi që ka treguar se di të luajë shumë mirë. Meriton respekt dhe vleresim maksimal. Luajmë në shtepi dhe së bashku me përkrahjen e tifozëve, besojmë se do të marrim më të mirën. Për ne është gjithmonë detyrim fitorja.

daja-1

Kemi patur disa takime të vështira, përballë skuadrave të kreut, dhe nuk kemi marrë optimalen. Kemi luajtur mirë dhe kjo na jep besim për në vazhdim. Fati në disa momente nuk ka qenë me ne. Kujtoj dy shtyllat në Korçë, apo një penallti të padhënë, të cilat mund të kishin sjellë një tjetër rezultat. Ky kampionat ka treguar se çdo sfidë është e fortë, pavarësisht emrit të kundërshtarit, ndaj të gjitha takimet duhen vlerësuar maksimalisht.

daja-3

Një javë më parë u ndalëm ndaj Korabit, në shtëpi, ndaj për këtë arsye duhen vlerësuar me kujdes të gjitha ndeshjet. Skuadra ka luajtur mirë, por dëmtimet na kanë penalizuar në disa momente. Këtu kam parasysh Muçën, Kërcikun dhe Ede. Një sulmues goli do të na kishte ndihmuar më tepër për marrjen e pikëve dhe realizimin e objektivave. Pozicioni im? Për mua ka pak rëndësi ku luaj, e rëndësishme është t’i shërbej skuadrës.”

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar