Connect with us

Kampionati Shqiptar

Daja prezantohet te Skënderbeu: Erdha për t’ju shpallur kampionë!

Pas arritjes së akordit, vjen edhe prezantimi. Ilir Daja ka marrë zyrtarisht drejtimin e Skënderbeut dhe ka drejtuar seancën e parë të kuqebardhëve, në fushën e “Tropikal Resort”.

Pas arritjes së akordit, vjen edhe prezantimi. Ilir Daja ka marrë zyrtarisht drejtimin e Skënderbeut dhe ka drejtuar seancën e parë të kuqebardhëve, në fushën e “Tropikal Resort”. Trajneri kryeqytetas është prezantuar ditën e sotme nga presidenti i klubit juglindor, Ardian Takaj. Së bashku me teknikun Daja është prezantuar edhe ndihmësi i tij, i cili është një emër i njohur i futbollit shqiptar, Ardian Mema. Ndërkohë, gjatë prezantimit të tij, Ilir Daja i ka vënë vetes objektiv titullin kampion, çka është edhe kusht për rinovimin automatik të kontratës aktuale 6-mujore me 2 vite të tjera. Ai u shpreh se skuadra më e ri e tij do të luftojë për titullin kampion deri në fund: “Kemi skuadër të mirë dhe do të luajmë për të fituar titullin. Jam i respektuar që jam sot këtu dhe besoj se do të marrim më të mirën.”

daja-ne-stervitje skenderbeu-stervitje-me-dajen skenderbeu-stervitje

Rrokada e fillimvitit – Andrea Agostinelli nuk do ta drejtojë më Skënderbeun. Dy humbjet e njëpasnjëshme, të pësuara në dy javët e fundit të kampionait, respektivisht kundër Kukësit dhe Partizanit, nuk kanë kaluar pa pasoja për trajnerin italian, i cili i ka lënë kampionët në fuqi të Shqipërisë në vendin e tretë të renditjes, tri pikë larg Partizanit të vendit të dytë dhe katër pikë larg Kukësit kryesues. Në dy fazat e mbetura të Superiores, por edhe turet vijuese të Kupës së Shqipërisë, trajner i korçarëve do të jetë Ilir Daja, i cili u shkarkua nga bardheblutë nëntorin e kaluar.

Skënderbeu e ka mbyllur 2016-ën me një humbje djegëse, të pësuar me përmbysje kundër Partizanit të Starovës. Një takim që ka pasur si protagonist kryesor Ekuban, me sulmuesin që ka ndihmuar të tijtë të përmbysin korçarët me një dygolësh, duke neutralizuar në këtë mënyrë avantazhin e krijuar nga vendasit, me Xhejms. Një rezultat ky, që i ka dhënë Partizanit vendin e dytë të klasifikimit, madje duke e afruar me vetëm 1 pikë largësi nga kreu, që mbahet prej Kukësit, i shpallur kampion dimri. Zyrtarizimi i Ilir Dajës si trajneri i ri i Skënderbeut u bë sot, ndërsa merret vesh se ai do të ketë një rrogë prej 4.500 eurosh në muaj.

15822670_1225720614132324_218909179967451905_n

Në ndryshim nga vitet e kaluara, Skënderbeu do ta zhvillojë fazën përgatitore të dimrit në Turqi. Kampionët do të stërviten në Antalia prej datës 5 deri më 17 janar dhe do të akomodohen në hotel “Titanic”. Gjatë 12 ditëve, që do të qëndrojë në Turqi, skuadra korçare do të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore, si vijon: 08.01.2017 / Bursaspor-KF Skënderbeu; 13.01.2017 / FK Sumqayit-KF Skënderbeu; 15.01.2017 / KF Skënderbeu-Qarabag FK (ora, 17:00)

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar