• Daja: Skënderbeu është qershia mbi tortë, titulli i yni

    Publikuar: 10 May 11:54

    Skënderbeu regjistroi një fitore tepër të rëndësishme kundër Teutës në “Niko Dovana” dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresën për tu shpallur kampion për herë të shtatë radhazi. Trajneri Ilir Daja shprehet i kënaqur me fitoren e arritur kundër “Djemve të Detit” ndonëse e pranon se të tijët duhet të kishin shënuar edhe golin e qetësisë: “E nisëm mirë takimin duke shkuar te goli, pa nënvlerësuar faktin që Teuta po luante në mënyrë frontale sepse kishte dy sulmues që në fillim. Goli na dha qetësi, kartoni i kuq ishte një plus i madh, por ajo që nuk funksionoi ishte qetësia për rastet para portës sepse një gol i dytë do na jepte më shumë qetësi”.

    Image may contain: 2 people, people playing sports, shoes and outdoor

    Skënderbeu i tij ka ardhur në rrijte nga java në javë dhe kjo ishte fitorja e shtatë radhazi në të gjitha garat: “Jo vetëm sulmi është në formë të mirë por edhe pjesa tjetër e ekipit. Sulmi fillon që nga portieri, katërshja e mbrojtjes dhe ekranet. Xhejmsi ka formë shumë të mirë, Latifi dihet, Gavazaj ka potencial për më shumë në një minutazh më të gjatë, ndërsa Salihi edhe pse s’po shkon te goli, brenda ekipit është si lider sepse është pikë referimi shumë e mirë për të liruar zonat për të tjerët dhe për të qënë pikë pasimi”.

    Ilir Daja ka fituar dy tituj në karrierën si trajner, fillimisht me Elbasanin në 2006 dhe dy vite më pas me Dinamon. Dinamoviti i vlerëson skuadrat që ka dal kampion, por Skënderbeun e ngre në një nivel tjetër: “Të tria në aspektin kohor ishin ekipet më të mira. Elbasani e nisi dhe e mbaroi kampionatin në vend të parë, Dinamo ka bërë një ndeshje historike me 9 lojtarë për 40 minuta ndaj Partizanit, ndërsa Skënderbeu është qershia mbi tortë sepse ka potencial për të dhënë shumë, qoftë në aspektin e spektaklit qofte në atë të mentalitetit fitues”. Daja nuk pranon të bëjë krahasime me dy rivalët, por theksoi se Skënderbeu i ka të gjitha shanset të shapllet kampion: “Nuk do të bëja krahasime direkt sepse një trajner e di që futbolli është subjektiv. Skënderbeu i ka të gjitha mundësitë të shkojë drejt objektivit final por jo duke menduar Kukësin dhe Partizanin që tani, por duke marrë me seriozitet Tiranën. Pas saj kemi ndeshje çdo javë dhe do përgatitemi për të treguar veten ndaj rivalëve”.


    Lexo postimet e tjera