Europa League

Dallku këshillon Skënderbeun: Luaj kështu ndaj Dinamos së Kievit!

Skënderbeu do të luajë sonte ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Europës ndaj Dinamos së Kievit. Njëri nga futbollistët shqiptarë, që ka pasur eksperiencën më të gjatë ukrainase është Armend Dallku. Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi, që tashmë luan me Prishtinën në Kosovë, e njeh më së miri skuadrën e kryeqytetit ukrainas, kundërshtarin e korçarëve, për të cilët ka një këshillë: luani si ndaj Dinamos së Zagrebit. Në një intervistë telefonike për “TV Klan”, mbrojtësi që luajti 11 vite me Vorskla Poltava në Ukrainë, nënvizon në fjalën e tij:

“Skënderbeu duhet të bëjë atë që bëri ndaj Dinamo Zagreb, të tregohet i durueshëm dhe normalisht të shfrytëzojë kundërsulmet. Këtë vit, Dinamo e Kievit ka bërë një revolucion, dukeui dhënë hapësirë lojtarëve të rinj në moshë, siç është Cigankov, që po e zëvendëson me mjaft sukses Yarmolenko,teksa në ndeshjen e fundit ka bërë një paraqitje brilante. Skënderbeu mos të harrojë edhe lojtarë të tjerë, sidomos në fazën e sulmit, ku bëjnë pjesë 5 sulmues mjaft cilësorë.”

 

Më shumë nga Europa League