UFC

Dana White konfirmon: Cormier do të mbrojë titullin ndaj Lesnar

Me një “PO”, presidenti i UFC-së, Dana White, ka pranuar se Brock Lesnar do të jetë rivali i ardhshëm i Daniel Cormier. Ky i fundit u shpall kampion bote në eventin e UFC-226, duke mundur me “KO” në raundin e parë Stipe Miocic, por spektakli vazhdoi edhe pas duelit. Lesnar u ngjit në kafaz, shtyu Cormier, duke lënë të kuptosh se “raundi i parë” ka nisur që tani.

Po, ne do të punojmë për të realizuar këtë duel, Lesnar do të jetë rivali i ardhshëm i Cormier. Brock më telefonoi para pak ditësh, duke më thënë se e kam lënë në harresë. Pasi biseduam unë e ftova në këtë event dhe ndodhi ajo që pamë të gjithë. Ai ishte i karikuar dhe tani duhet të vendosim “pikat mbi i” për këtë përballje të madhe në peshën e rëndë”, tha Dana White.

Në fund, numri 1 i arteve marciale mikse vlerësoi paraqitjen e mirë të Cormier në këtë event të UFC-226 si dhe fitoren ndaj Miocic: “Daniel u largua nga pesha e rëndë pa humbur asnjë duel dhe rikthehet kampion. Jam i lumtur për të. Edhe Stipe është një kampion i madh në këtë kategori, ndaj ishte një përballje e madhe për ne. Tani kemi edhe Brock që është në lojë“.

Më shumë nga UFC