UFC

Dana White mohon zërat për negociata me Conor McGregor

Conor McGregor do të rikthehet të duelojë në kafaz, por për momentin asnjë nga takimet apo bisedat që presidenti i UFC-së, Dana White ka bërë me kampionin irlandez nuk ka patur si qëllim datën e rikthimit. Këtë gjë e ka konfirmuar numri 1 i arteve marciale mikse, pas zërave se McGregor do të duelojë ndaj Khabib Nurmagomedov për titullin kampion të peshës së lehtë, mbahet nga rusi. Është përfolur se kjo sfidë do të zhvillohet në gjysmën e dytë të këtij viti, por për momentin nuk ka asgjë konrekte.

McGregor është ende në telashe me drejtësinë amerikane pas incidentit që krijoi para eventit të UFC-223, në Brooklyn, kur goditi me sende të forta autobusin ku ishin sportistët pas konferencës për shtyp. Irlandezi është akuzuar për agresin dhe ende nuk është marrë një vendim i prerë për të. “Për momentin nuk mendoj aspak për Conor”, tha Dana White pas eventit të UFC-226 që u zhvillua në Las Vegas.

E di që njerëzit thonë se jemi duke biseduar e negociuar me atë, por kjo është gënjeshtër. Conor ka të tjera telashe për të zgjidhur në korrik. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me të, nuk e di se çfarë po bën, nëse po stërvitet apo jo. Kur të mbyllet gjithçka që ka lidhje me drejtësinë, atëherë do të ulemi të bisedojmë”, tha Dana White. irlandezi pritet që të dalë para gjykatës së Nju Jorkut me 26 korrik, ndërkohë që nuk duelon në kafaz që prej nëntorit 2016.

Më shumë nga UFC