Boks

Dana White: Mund të zhvillohet revanshi McGregor-Mayweather

Presidenti i UFC-së, Dana White, nuk i ka mbyllur dyert një revanshi mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather. “Kurrë mos thuaj kurrë edhe pse është e vështirë që të organizohet sërish kjo sfidë”, ka thënë sot numri 1 i arteve marciale mikse, që mbi të gjitha kërkon që irlandezi të rikthehet në kafaz dhe të mbrojë titullin kampion të peshës së lehtë.

Paulie Malignaggi sfidon McGregor ne nje duel boksi, nisin bisedimet

McGregor ka deklaruar se është i bindur se do ta fitonte një revansh ndaj Mayweather, por ky i fundit është shprehur se nuk ka ndërmend të rikthehet në ring dhe se është tërhequr përfundimisht nga sporti, i pamposhtur (50 fitore e asnjë humbje si profesionist). Përballja e parë, zhvilluar në Las Vegas më 26 gusht, u fitua me “KO teknik” në raundin e 10-të nga Mayweather, që arkëtoi plot 350 milionë dollarë nga kjo sfidë, ndërsa irlandezi 130 milionë.

McGregor dhe presidenti i UFC-se, Dana White

Më tej, Dana White tha: “Conor është i hapur për revanshin, madje edhe nëse ai zhvillohet në kafaz, me rregullat e MMA-së”. Pra, sfida është hedhur sërish dhe tani i takon boksierit amerikan të replikojë, nëse dëshiron të zhvillojë revanshin apo jo. Por vështirë se ky revansh, nëse arrihet marrëveshja, mund të zhvillohet para gjysmës së dytë të 2018-ës.

Më shumë nga Boks