Ligue 1

Dani Alves: Është e vështirë të luash kundër tij, më mirë ta kemi në ekip

Paris Saint-Germain ka shpenzuar një shumë të çmendur për të marrë Neymar dhe Kylian Mbappe në merkaton e verës, por pavarësisht më shumë se 300 milionë paundë të shpenzuar për dy sulmuesit, klubi francez po planifikon lëvizjet e ardhshme. Dani Alves, një nga përforcimet e verës, ka zgjedhur një lojtar të Premier League për PSG-në. Ai lojtar është Alexis Sanchez, kontrata e të cilit me Arsenal skadon në fundin e këtij sezoni. Për këtë arsye janë të shumta skuadrat që po interesohen për të, si Manchester City dhe Bayern Munich.

Alves dhe Sanchez kanë luajtur bashkë në “Camp Nou” me Barcelona-n dhe ai është gati ta presë me krahët hapur kilianin në kryeqytetin francez. “Është gjithmonë e vështirë të luash kundër lojtarëve si Alexis Sanchez”, ka thënë ai për “Yahoo Sport” pas ndeshjes Brazil-Kili. “A mund të vijë në Paris? Është një mundësi, por janë shumë skuadra që e duan atë. Unë dua që ai të jetë i lumtur kudo që të shkojë, por nëse është me ne, më mirë”.

Më shumë nga Ligue 1