Futboll

Dani Alves: Jesus është si Ronaldo!!!

Dani Alves: Jesus është si Ronaldo!!!

Dani Alves beson se sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus është po aq i aftë sa ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldo. Mbrojtësi i djathtë mendon se 20-vjeçari ka të njëjtën vendosshmëri që ka parë te Ronaldo, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Alves luajti për pesë vjet me Ronaldo, derisa ky i fundit e mbylli me përfaqësuesen në vitin 2011. Jezus, që do të jetë titullar kundër Anglisë, në miqësoren e së martës në “Wembley”, ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje me “Selsesao”. Pavarësisht nga mosha e tij e re, Jesus është afirmuar edhe me fanellën e Manchester City ku me 9 gola në 16 ndeshje gjithsej në Premier League, Pep Guardiola po i jep më shumë minuta sesa Sergio Agueros.

Manchester City pagoi 35 milionë euro te Palmeiras për të marrë Gabriel Jesus, dy vjet më parë

“Për të gjitha atë që ka bërë deri tani dhe sa ka arritur, mund të them se nuk ka aspak presion. Ai po bën atë që pëlqen dhe mban fanellën e rëndësishme të qendërsulmuesit të Brazilit. Unë nuk bëj shaka kur e thërras “Ronaldo i ri”. Kanë pasur një ecuri të njëjtë. Që tani, Gabriel është një sulmues i madh dhe me kalimin e kohës vetëm do të përmirësohet. Askush nuk ka qenë kaq vendimtar që 20 vjeç, vetëm Ronaldo,” – tha Dani Alves. Ronaldo ishte 21 vjeç kur luajti si titullar në “Francë 1998” dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut, pavarësisht se Brazili u mposht në finale. Edhe Jesus do të jetë 21 vjeç, verën e ardhshme në Rusi, ku “Selsesao” do të marrë pjesë në botëror.

Dani Alves insists that Brazil team-mate Gabriel Jesus is 'already great and will get even better'

Më shumë nga Futboll