Moto GP

Dani Pedrosa në prag të lamtumirës nga garat pas 18 sezonesh

Karriera e Dani Pedrosa në Moto GP mund të përfundojë në fund të këtij sezoni. Pas 18 vitesh në motoçiklizëm, piloti 32-vjeçar duket se do t’i thotë lamtumirë garave. “Kam disa opsione për të ardhmen, por në këto momente po i shqyrtoj të gjitha me kujdes dhe më pas do të vendos”, tha Pedrosa (54 fitore në karrierë) në prag të garës së radhës së kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Gjermani.

Honda nuk ia rinovoi kontratën Pedrosa, që në karrierën e tij ka fituar 3 tituj kampionë, një në kategorinë 125cc dhe dy në kategorinë 250cc, një nga veteranët e Botërorit të Moto GP. Mësohet se Yamaha i ka ofruar një vend, jo në motorin zyrtar, por në motorët “satelitë”, duke qenë se spanjolli është me shumë përvojë dhe të dhënat e marra prej tij mund të shërbejnë për të ndihmuar Rossin.

Më shumë nga Moto GP