UFC

Daniel Cormier: Mund Miocic dhe bëhem sportisti më i madh i UFC-së

Më 7 korrik, në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit do të zhvillohet eventi i UFC-226 në artet marciale mikse, ku sfida kryesore do të jetë ajo për titullin kampion bote në peshën e rëndë mes kampionit në fuqi Stipe Miocic dhe sfidantit Daniel Cormier. Ky i fundit mban titullin e peshës “light heavyëeight” dhe kërkon të rrëmbejë edhe një titull tjetër, duke mbajtur kështu dy tituj kampionë në dy peshat më të rënda. “Nëse e realizoj këtë gjë, do të jem unë më i madhi i historisë së arteve marciale mikse”, u shpreh sot Daniel Cormier, para eventit të UFC-226.

E di që nuk ka për të qenë një përballje e lehtë”, tha Cormier, 20 fitore, një humbjke dhe një barazim në UFC. “Por jam përgatitur mirë. E njoh mirë stilin e lojës së Miocic dhe ju premtoj se ai titull do të jetëi i mi. Ai do të duelojë në peshën e tij, por kjo numk përbën një problem për mua, pasi jam stërvitur për ta kaluar këtë ngërç. Kam patur kohën e mjaftueshme për këtë ditë”, u shpreh më tej Cormier, që duelin e fundit në kafaz e ka zhvilluar në janar të këtij viti. Ndërsa Stipe Miocic ka një rekord prej 18 fitoresh e dy humbjesh në kafaz dhe e ka mbrojtur 3 herë titullin.

Më shumë nga UFC