Boks

Daniel Jacobs mposht Arias, synon të rimarrë titullin kampion

Boksieri amerikan Daniel Jacobs ka mposhtur me vendim unanim të gjyqtarëve patriotin e tij Luis Arias, duke u rikthyer te fitorja 8 muaj pas humbjes me Gennady Golovkin, ku dhe dorëzoi titullin kampion bote të peshës së mesme në kategorinë WBA. 30-vjeçari Jacobs pati epërsi në ring në të 12 raundet  ndaj rivalit të tij, çka u konfirmua edhe nga pikët e gjyqtarëve në favor të tij (118-109, 120-107 dhe 119-109).

Ndeshja u zhvillua në Nju Jork dhe gjatë gjithë kohës u dominua nga Jacobs, që falë këtij triumfi rikthehet në garë për të rimarrë titullin kampion bote të humbur pak muaj më parë. “Kjo ka qenë një nga sfidat e mia më të mira në karrierë dhe e ndiej që e dominova rivalin në ring. E doja me çdo kusht fitoren, madje shpresoja që ajo të ishte me “KO”, por jam i kënaqur me këtë rezultat”, tha Jacobs, që ka 33 fitore e vetëm dy humbje në karrierë.

Më shumë nga Boks