Futboll

Danilo arrin akordin me Chelsea, Real kërkon €30 mln

Sipas asaj që raporton “Globoesporte”, futbollisti i Real Madrid, Danilo ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Chelseas. Futbollisti brazilian deklaron se ishte trajneri i Bluve të Londrës, Antonio Conte ai që udhëhoqi tratativat për blerjen e mbrojtësit të djathtë, që vetëm një ditë më parë mbushi 26 vjeç. I njëjti burim, “Goboesporte” vijon duke konfirmuar, se pas marrëveshjes së arritur me vetë futbollistin brazilian, klubi i Chelseas tani ka nxituar tratativat dhe bisedimet me drejtuesit e klubit madrilen, për të realizuar transferimin.

 

Deri pak javë më parë ishte Juventus klubi më i interesuar për Danilo, që konsiderohej si zëvendësuesi ideal për vendin e lënë bosht te bardhezinjtë, pas largimit të Dani Alves, që u transferua te PSG. “Zonja e Vjetër” bëri një ofertë prej 20 milionë euro, por Real Madrid kërkon rreth 30 milionë euro për mbrojtësin Brazilian. Tani është Chelsea, me insistimin e Conte që kërkon të sigurojë shërbimet e Danilo, me vetë futbollistin që ka ndezur dritën jeshile për realizimin e transferimit.

Më shumë nga Futboll