Futboll

Danilo “nxeh” sfidën me Skënderbeun: Duam të fitojmë titullin

Sulmuesi i Flamurtarit, Danilo Alvesh, doli në një konferencë për shtyp para ndeshjes me skuadrën e Skënderbeut. Takim ky që do të luhet ditën e hënë prej orës 19:45. Braziliani u rikthye në Vlorë pas largimit drejt Turqisë. Në fakt, duket se braziliani nuk është larguar për asnjë moment dhe shënoi që në ndeshjen e parë të tij në sezonin e ri, në ndeshjen e kupës kundër Turbinës, ndërsa tashmë synon një sezon sa më cilësor, personalisht dhe me gjithë skuadrën vlonjate. Sulmuesi brazilian konfirmon se ndihet i lumtur që është rikthyer në Shqipëri, në skuadrën e tij që padyshim është Flamurtari dhe kjo për vete lojtarin është shumë e rëndësishme.

Isha dy muaj larg. Jam shumë i lumtur që u riktheva këtu sërish. Këtu është gjithçka mirë dhe më bëhet qejfi që do të jem sërish me Flamurtarin“, – tregon fillimisht sulmuesi i bregdetarëve.

Ai flet dhe për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja, pak shqip, pak portugalisht, por e rëndësishme është që kuptohet. “Skuadra është e mirë. Më e fortë se sezonin e shkruar, trajneri është shumë shumë i fortë. Ekip i mirë”, – sqaron Danilo.

Goli  – “U ktheva me gol dhe shkoi shumë mirë. Ndeshja e parë dhe direkt shënova. Më ndihmoi, pasi fitoj besim për ndeshjet e tjera, për sfidën ndaj Skënderbeut. Shpresoj që të shënoj një tjetër gol”.

Titulli  – “I mungon të gjithë Vlorës, presidentit dhe neve në ekip. Na mungon shumë një titull. Shpresojmë shumë ta fitojmë këtë vit. Po punojmë të gjithë për këtë”, – përfundoi Danilo.

 

Më shumë nga Futboll