Futboll

Eriksen “show” ndaj Irlandës, Danimarka pret “biletën” për në Rusi…

Eriksen “show” ndaj Irlandës, Danimarka pret “biletën” për në Rusi…

Danimarka është kualifikuar për në Kupën e Botës 2018, pasi ka fituar në Irlandë me rezultatin e thellës 5-1, pas barazimit 0-0 në takimin e parë në Kopenhagen. Kjo do të jetë pjesëmarrja e pestë për nordikët në fazën finale të kampionatit botëror. Dhe të mendosh se Irlanda pati fillimin e ëndërruar. Në minutën e pestë, pas një gabimi fatal të portierit në dalje Schmeichel, Jorgensen nuk arriti të pastrojë mbrojtjen mike dhe shtatlarti Shane Duffy shënoi golin e avantazhit për vendasit. Përmbysja e Danimarkës erdhi brenda pjesës së parë. Christian Eriksen u bë heroi dhe rekodemeni i skuadrës së Heriede.

Kur u mbushën 30 minuta lojë në Dublin, Sisto depërtoi bukur në krah dhe hodhi një top në qendër, atje ku Christiansen u gjend në vendin e duhur, në momentin e duhur, duke shënuar për danezët. Vetëm dy minuta më vonë, Christian Eriksen shënoi me një goditje të saktë nga hyrja e zonës duke “varrosur” fatet e irlandezëve. Kur u mbush një orë lojë, Eriksen shënoi dhe golin e tretë për miqtë, më pas, mëngjarashi i Tottenham kompletoi tripletën personale dhe “pokerin” për Danimarkën. Ky ishte goli i 11-të i Eriksen në këto eliminatore, rekord për përfaqësuesen nordike. Penalltia e Nicklas Bendter i vulosi shifrat në 1-5.

Më shumë nga Futboll