Europa League

Darko Milanic: “Partizani i fortë, kualifikimi vendoset pas 90 minutave të ardhshme”

Nuk kishte surpriza këtë të enjte në “Selman Stërmasi”, aty ku Maribor mundi skuadrën e Partizanit me rezultatin 1-0, në takimin e vlefshëm për turin e parë kualifikues të UEFA Europa League. Një ndeshje e vendosur nga një gabim i të kuqëve në mbrojtje, i shfrytëzuar maksimalisht nga Maribor, por gjithashtu edhe nga finalizimi i dobët i Partizanit në sulm.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe jemi shumë të lumtur që e mbyllëm me fitore. Kemi akoma edhe 90 minuta përpara nesh. Partizani tregoi se është një kundërshtar i vështirë. Ndaj kualifikimi do të vendoset vetëm pas 90 minutave të ardhshme. Në ndeshjen e ardhshme në shtëpi do të kemi edhe tifozët në mbështetjen tonë”, deklaroi trajneri i Maribor, Darko Milanic, në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Partizanit.

Më shumë nga Europa League