Miks Vendi

Më datat 8-10 shtator, Kampionati Kombëtar i Beachvolley në Durrës

Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije se më datat 8-10 shtator, do të organizojë në plazhin e Kavalishencës, në Durrës, Kampionatin Kombëtar të Bachvolley për meshkuj e femra. FSHV njofton se numri i çifteve pjesëmarrëse në këtë event, në të dyja kategoritë, do të jetë 12, por që mund të marrin pjesë vetëm pasi të kenë kryer një pagesë prej 2,000 lekësh (të reja) për çift.

Federata, në një postim në faqen e saj zyrtare “Facebook”, njofton se shorti do të hidhet 2 orë para fillimit të turneut dhe më datën 8 shtator do të luhen takimet e para. Takimet do të vijojnë edhe një ditë më pas, ndërsa më datën 10 shtator do të luhet faza finale e këtij eventi. Vjet, ky kampionat u zhvillua në Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”, ku u ndërtuan dy fusha beachvolley me rastin e Europianit të futbollit (Tirana Fans Zone).

Më shumë nga Miks Vendi