Boks

David Haye rikthehet në dhjetor, rivali ende enigmë

Boksieri britanik David Haye ka konfirmuar se do të rikthehet në ring në dhjetor të këtij viti, por nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me emrin e rivalit të tij të radhës. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka folur sot pas humbjes që pësoi në mars të këtij viti me patriotin e tij Tony Bellew. Jo vetëm kaq, por haye ka firmosur një marrëveshje me 4 boksierë të rinj, për t’i promovuar ata në TV në përballjen e tij të radhës.

Edhe Tony Bellew eshte gati per revanshin

Mediat britanike shtojnë se Haye mund të zhvillojë revanshin me Bellew, por kjo sfidë e dytë mes dy boksierëve britanikë nuk konfirmohet

Mediat britanike shtojnë se Haye mund të zhvillojë revanshin me Bellew, por kjo sfidë e dytë mes dy boksierëve britanikë nuk konfirmohet ende nga palët. “Do të rikthehem në ring në dhjetor. Se kush do të jetë rivali nuk e di, do ta zbulojmë së shpejti”, ka thënë Haye, që ka pak ditë që ka nisur stërvitjen. Ai u operua në “Thembrën e Akilit” pas duelit të fundit, pasi u dëmtua gjatë përballjes që zhvilloi me Bellew.

Më shumë nga Boks