Futboll

David Silva-City, afron rinovimi deri në vitin 2020

David Silva-City, afron rinovimi deri në vitin 2020

David Silva është shumë pranë firmës së kontratës së re me Manchester City, sipas asaj që shkruan shtypi britanik. Mesfushori spanjoll do të nënshkruajë deri në vitin 2020. Në fillim u mendua se David Silva mund të kishte nisur sezonin e fundit me skuadrën e Guardiola, tani por është e sigurt se ai do të qëndrojë edhe për tre sezone të tjera në “Ettihad Stadium”. Të paktën deri në fund të sezonit, Silva do të firmosë për rinovimin në bazë 170 mijë eurove në sezon.

Image result for david silva 2017

31-vjeçari iu bashkua City para shtatë sezonesh dhe në vitin 2020 do të mbushë 10 vite me klubin ku ka fituar gjithçka të mundshme në Angli dhe dëshiron të jetë i suksesshëm në Europë. Kohët e fundit është folur se David Silva mund të kalonte te Milan në Serie A ose te klubi i fëmijërisë Las Palmas, por trajneri i Manchester City, Pep Guardiola vuri një kusht të parevokueshëm se të paktën për dy sezonet e ardhshme spanjolli do të jetë pjesë e Manchester City.

Më shumë nga Futboll