Futboll

David Villa, një nga më të mirët e 20 viteve të fundit

David Villa është një nga sulmuesit më të mirë të 20 viteve të fundit, por rruga e tij drejt majës nuk ka qenë aspak e lehtë. Ai pësoi një frakturë në femurin e këmbës së djathtë (kocka e kofshës) kur ka qenë vetëm 4 vjeç dhe ka qenë i detyruar të kalojë katër muaj në spital për të rikuperuar. Babai i tij është stërvitur me të çdo ditë në kopshtin e shtëpisë. Duke ia hedhur topin vetëm drejt këmbës së majtë, teksa e djathta ishte në allçi. Rezultati i kësaj stërvitje e bëri Villa-n një nga futbollistët më të mirë në qarkullim që mund të përdornin të dy këmbët. Më pas ai nënshkroi një kontratë me akademinë e Sporting Gijon në moshën 16 vjeç, para se të kalonte te Real Zaragoza ku realizoi 39 gola në 2 vite. Shpërthimi i tij ka ardhur te Valencia me 129 gola të shënuar në 5 sezone.

Në 2006-ën, mes polemikave, ai ka marrë vendin e Raul si numri 7 i Spanjës, duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares spanjoll me 59 gola. Në 2010-ën Pep Guardiola dhe Barcelona shpenzuar 40 milionë euro për të. Me katalanasit ai fitoi “Tripletën” në sezonin 2010/11 bashkë me Messi-n dhe Iniesta-n, duke realizuar një gol të paharrueshëm në finalen e 2011-ës të Champions League kundër Manchester United dhe në sezonin e tij të vetëm me Atletico Madrid ai ka fituar titullin në La Liga. Pas përfundimit të sezoni 2013/14 ai u transferua te Neë York City, skuadër e kampionatit amerikan të futbollit MLS, ku sapo ka fituar çmimin si Lojtari i Vitit në moshën 35 vjeç. Ai ka realizuar 387 gola në 769 ndeshje dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Një legjendë e vërtetë e futbollit modern, i cili ka fituar në total 15 trofe në kompeticionet më të rëndësishme.

Më shumë nga Futboll